Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Laert Vasili bën deklaratën tronditëse: “Motrës time i morën gjak për të rigjeneruar gjakun e Enver Hoxhës”

LokimagazineLokimagazine7 June, 2025

Aktori i njohur Laert Vasili ishte këtë të shtunë i ftuar në emisionin “S’e luan Topi” në Top Channel, ku ndau një rrëfim të ngarkuar emocionalisht mbi jetën e tij dhe të familjes në kohën e diktaturës.

Në një moment prekës të intervistës, Vasili rrëfeu se motra e tij, e cila ishte fëmija i parë i prindërve të tij, ndërroi jetë në moshën 6 muajshe, pas një ngjarjeje që ai e cilëson si të tmerrshme: sipas tij, foshnjës i ishte marrë një sasi e madhe gjaku gjatë analizave, gjak i cili përdorej për rigjenerimin e gjakut të diktatorit Enver Hoxha.

 “Merrej gjaku nga foshnjët dhe i rigjenerohej gjaku diktatorit. Kështu humbi jetën motra ime 6 muajshe. Kur i çoje fëmijët për analiza, u merrnin më shumë gjak dhe nuk e kuptoje,” – u shpreh aktori, duke shtuar se kjo nuk ishte një rast i izoluar, por një praktikë që, sipas tij, kishte ndodhur me shumë fëmijë të tjerë.

Vasili theksoi se nëna e tij, nga frika, kishte zgjedhur të largohej nga Tirana dhe të lindte atë në Delvinë, për të shmangur një fat të ngjashëm.

“E dinë të gjithë çfarë ndodhte në gjiret e fshehta të Liqenit Artificial, por askush nuk e ka thënë. Shqipëria u mbush me njerëz që qanin me oi… ti mund të qeshësh me zor, por me zor nuk qan dot. Dy milionë e gjysmë shqiptarë kanë qarë me oi për diktatorin,” – tha ai gjatë intervistës.

Aktori nuk i kurseu kritikat edhe për heshtjen që, sipas tij, vazhdon të mbulojë shumë ngjarje të errëta të regjimit të kaluar. Ai përmendi edhe mungesën e transparencës për dosjet e diktaturës dhe figurat e përfshira në to:

 “Për sa janë nën dhe te Mali me Gropa… nuk flet akoma njeri për dosjet. E kupton çfarë hipokrizie?”, përfundoi ai.

Related Posts

Eliona Pitarka zbulon gjininë e bebit: “Universi nuk bën më surpriza” (FOTO)

17 June, 2025

Luana Vjollca trazon rrjetin me deklaratën në “Ferma VIP”: “Nëse unë të prek…’

17 June, 2025

Bes Kallaku fshin këtë tatuazh që simbolizonte lidhjen e tij me Xhensilën (Foto)

17 June, 2025

Akuzohej për dhunim, Gjykata Themelore e Prishtinës jep vendimin për Gjikon

16 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

FOTO/ G-Bani na prezanton me partneren e tij të re

E rëndë/ Shokët e prisnin për ndeshjen, futbollisti shqiptar i jep fund jetës — hidhet nga kati i 8-të

Eliona Pitarka zbulon gjininë e bebit: “Universi nuk bën më surpriza” (FOTO)

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.