Më pak se 24 orë nga ndeshja e rëndësishme Shqipëri–Serbi, e vlefshme për fazën kualifikuese të Euro 2026, aktorja dhe fituesja e “Big Brother VIP Albania 3”, Egla Ceno, ka ndarë një reagim publik në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në Instastory, Ceno ka bërë thirrje për maturi dhe qytetari, duke u shprehur se, pavarësisht plagëve historike, shqiptarët duhet të tregojnë vlerat e tyre përmes sjelljes dhe qëndrimeve dinjitoze.
“Po, është e vërtetë që serbët na kanë lënduar vëllezërit, por nuk duhet të përziejmë artin dhe sportin me politikën. Forca e vërtetë e një kombi qëndron në mikpritje dhe qytetari, jo në urrejtje”, shkruan aktorja.
Reagimi i saj vjen në një moment kur tensioni në opinionin publik është rritur për shkak të simbolikës së kësaj përballjeje, që shkon përtej sportit, duke sjellë kujtime të ndjeshme nga historia e marrëdhënieve shqiptaro-serbe.
Në këtë sfond, mesazhi i Eglës është një thirrje për reflektim dhe përqendrim te sporti si një mjet bashkimi dhe dinjiteti kombëtar.