Në vitet e fundit, ndërhyrjet estetike janë bërë gjithnjë e më të zakonshme mes personazheve publike shqiptare, veçanërisht femrave.
Rrjetet sociale, dhe sidomos Instagrami, janë kthyer në platforma ku paraqitja perfekte është bërë normë, shpeshherë larg realitetit.
Filtrat, editimet dhe operacionet estetike kanë krijuar një hendek mes asaj që ndjekësit shohin në internet dhe pamjes reale të këtyre personazheve, duke ngjallur diskutime mbi pritshmëritë jo reale të bukurisë dhe ndikimin e tyre tek të rinjtë.
Fotot më poshtë tregojnë disa prej personazheve publikë që kanë ndërhyrë në paraqitjen e tyre, por edhe foto të ndryshimit mes realitetit dhe Instagramit.