E dashura e la gjatë “Ferma VIP”, Ron Zaiti: Nuk e prisja, u shokova

Ron Zaiti ka qenë njëri nga konkurrentët e edicionit të dytë të “Ferma VIP” që tani ka lënë garën.

Kur ishte ishte brenda reality show-t, ai zbuloi se nuk është beqar dhe ka folur shumë shpesh për partneren e tij.

Por kur doli nga ky format kuptoi që e ka lënë e dashura dhe për të ishte pak shokuese.

Dola dhe e mora këtë lajm, pak shokuese për mua, por që ndodhin. Nuk mendoj që ka qenë vetëm formati, reality show, arsyeja që ka ardhur deri te ndarja”,– u shpreh ai.

Kanë qenë edhe disa gjëra pak më herët. Nuk e prisja, prisja jashtë të takoja dhe pashë që nuk ishte më afër edhe vazhdova jetën. Kam marrë mesazhe dhe e kam parë pse”, – shtoi më tej ai.

Roni tani po vazhdon me angazhimet në karrierë, për të sjellë këngë të reja.