Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, ku 47-vjeçari Gentian Lelçaj, punonjës i Gardës së Republikës, u gjet pa shenja jete brenda automjetit të tij, në garazhin e banesës.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, dyshohet se Lelçaj i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit, në rrethana që lidhen me një gjendje të rënduar psikologjike, pas një procesi divorci në zhvillim me bashkëshorten e tij.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit në rrugën “Mihal Grameno”, ndërkohë që hetimet po vazhdojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij akti tragjik.
Gentian Lelçaj mësohet se ka lënë pas një djalë të mitur. Në media është shpërndarë edhe një foto e tij, ndërsa lajmi ka ngjallur trishtim dhe reagime të shumta në rrjetet sociale.
Policia bëri me dije:
“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.”