Në rrjetet sociale po shpërndahen me shpejtësi disa video që tregojnë këngëtarin e njohur Shpat Kasapi në një klub nate, në shoqërinë e Kices, vajza e njohur nga platforma “TikTok”, që shpesh ka tërhequr vëmendjen me videot e saj virale.
Pamjet janë filmuar nga persona të pranishëm në lokal dhe duken të qarta: Shpati dhe Kicja janë shumë pranë njëri-tjetrit, duke kërcyer dhe duke kaluar momente të hareshme, që për shumë ndjekës nuk janë thjesht miqësore.
Ende nuk ka një reagim zyrtar nga asnjëri prej tyre, por prania e tyre së bashku në këtë ambient nate ka mjaftuar për të ndezur aludime për një raport të mundshëm më shumë se miqësor.
Kujtojmë që Shpati ka qenë në një martesë me Selvije Jao, por prej kohësh përflitet se çdo gjë mes tyre ka marrë fund.