Mbrëmja gala e “Netëve të Klipit Shqiptar 2025” u zhvillua në Tiranë më 20 maj dhe solli bashkë artistë të shquar nga e gjithë bota shqiptare – nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e deri në diasporë.
Festivali, që zhvillohet prej vitit 2002, u drejtua këtë vit nga moderatorët Ermal Peçi dhe Drita Ziri.
Në mesin e çmimeve prestigjioze, ai që tërhoqi më shumë vëmendje ishte “Best Influencer”, një çmim që nderon ndikimin dhe kontributin e një figure publike në skenën artistike dhe kulturore shqiptare gjatë vitit.
Çmimi u dorëzua nga Eva Murati mes duartrokitjeve të publikut për artistin Arkimed Lushaj (Stresi).
Fituesi i madh i mbrëmjes ishte grupi legjendar Elita 5 me këngën “Natën e mirë”, i cili mori çmimin “Klipi më i mirë në të gjithë komponentët” dhe “Montazhi më i mirë në klip”.
Çmimet e tjera:
Grafika më e mirë në klip – Pink Moon
Çmimi i DELIART – Aurel Thellimi, Te do Zemra
Klipi më i mirë balade – Silva Gunbardhi, Vëlla
Debutuesi më i mirë – Luna Çausholli, Dielli të më shohë
Klipi më i mirë Urban – Orgesa Zaimi, E premte
Kamera më e mirë në klip – HAZY Ft. Klodian Kodra, A ka njeri
Klipi më i mirë i Muzikës Qytetare – Ertila Koka, Të kam dashur
Klipi më i mirë Rock – ROOL, Twisted
Montazhi më i mirë në klip – Elita 5, Natën e mirë
Çmimi i Publikut – Rina Januzi, Ten Tousand Miles
Dueti më i mirë në klip – Gena & Mimoza Shkodra, Tradhetia
Fabula më e mirë në klip – Fatjeta Barbullusi, Paja e nusnis
Regjia më e mirë në klip – Emiljo Leka, Big Basta ft Mc Kresha ft Liricalson, Ti m’ke braktis
Best influencer artist – Stresi, Ajo
Interpretuesja më e mirë në klip – Marsela Çibukaj, As Ëngjëll as Dreq
Produksioni më i mirë në klip – Fullmoon Production, Bardhi x Melinda, Romanca