Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Mori vetëm 384 vota, ish-banorja zbulon sa para harxhoi për fushatën

LokimagazineLokimagazine21 May, 2025

Julia Ilirjani ka qenë një ditë më parë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Kjo ishte dalja e saj e parë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 11 maj të këtij viti.

Julia ka sqaruar deklaratën e bërë për Edi Ramën gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa ka shtuar se çdo pushtetar i cili qëndron në pushtet për një kohë të gjatë, kthehet në diktator.

“Qasja ime në politikë ishte se unë gjithmonë kam menduar dhe vazhdoj të mendoj që unë kontributin tim për vendin tim duhet ta jap në të gjitha format që unë mundem dhe di. Mendova që në këtë moment Shqipëria kishte nevojë për një ndryshim, kishte nevojë për një rotacion, për një thyerje në një lloj diktature. Unë mendoj se çdo pushtetar që rri për një kohë të gjatë në pushtet, në mënyrë të pavullnetshme dhe automatike bëhet diktator. Sepse pushteti e ka këtë fuqi. Nuk shkova nga e djathta për inat të Ramës. Nuk kam simpati të veçantë për të. Shkova te PD sepse unë mendoj si e djathtë, unë jam shumë pro lirisë. Por edhe brenda të djathtës unë jam liberale e djathtë, nuk jam një e djathtë radikale”, tha aktorja e njohur.

Me 384 vota si kandidate në listat e hapura, Ilirjani pohoi se është falënderuese për ata që i kanë shkruar dhe se të gjithë ata që e shesin votën nuk meritojnë respekt.

Gjithashtu ajo sqaroi edhe postimin e saj në rrjetet sociale ku shkruante: “Me më ardh turp që jam nga jugu. Lëshohuni dhe shani sa të kënaqeni tani dele me IG fallco”.

Julia tha se nuk i vjen turp që është nga Tepelena dhe nuk do e mohojë kurrë nga vjen.

“Unë nuk prisja ndonjë gjë të jashtëzakonshme. Gara ime ka qenë shumë modeste. Nuk jam e zhgënjyer, jam shumë falënderuese ndaj atyre që më kanë votuar, më kanë besuar, sepse më kanë vlerësuar vetëm për atë që unë jam, por jo për çfarë unë mund të di dhe bëj në politikë. Ky është një vlerësim për personalitetin tim. U jam falënderuese edhe atyre që më kanë shkruar fjalë mbështetëse në Facebook, Instagram, në privat. U jam shumë falënderuese të gjithë qytetarëve shqiptarë, pa përjashtim nga jugu në veri, ata që kanë dalë dhe kanë hedhur votën me dëshirën e tyre të plotë. Të gjithë ata që e shesin votën, e tregtojnë votën, të gjithë ata që qoftë edhe nën presion e hedhin votën, për mua nuk meritojnë respekt sepse ata nuk kanë respekt për veten e tyre”, tha ish-banorja e “Big Brother VIP 3”.

E pyetur se sa ka harxhuar për fushatën zgjedhore, Julia u përgjigj: “Cingërrima”.

Related Posts

Loredana pendohet për ndërhyrjet plastike dhe bën ndryshimin e papritur në fytyrë (Foto)

20 June, 2025

Rrjeti po zien/ Ndahet çifti i dashur, Sara dhe Dj Pm?

19 June, 2025

Ju njohim me 18-vjeçaren që mori kurorën e “Miss Shqipëria 2025”

19 June, 2025

Sara Hoxha feston ditëlindjen në “krahët” e partnerit të ri, Erik Fullanit (FOTO)

19 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

SHBA dërgon avionin më të madh ushtarak në botë pranë kufirit me Iranin

Lufta e Tretë Botërore po vjen: Irani tenton të ekzekutojë presidentin Trump

Irani goditet nga një tërmet i fuqishëm

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.