Aktivisti i njohur për të drejtat e komunitetit LGBTQ+, Elton Ilirjani, ka ndarë së fundmi një moment shumë personal me ndjekësit e tij.
Përmes një postimi në Instagram Story, ai është shfaqur në një përqafim të ngrohtë me partnerin e tij, i cili mban veshur një bluzë me mbishkrimin “Siguri” ndërsa Eltoni shfaqet i buzëqeshur dhe i përqafuar fort pas tij.
Në mbishkrimin e postimit, ai ka zgjedhur të shkruajë: “Çështje bashkëshortore”.
Kjo dalje e tij intime vjen në një moment kur Ilirjani është kryefjalë e mediave, pasi strehoi artisten e njohur shqiptare, Parashqevi Simakun, e cila jetonte prej vitesh rrugëve të New York-ut.