Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Ana e errët: Pse u largua nga ekrani, Roza Lati trondit me rrëfimin — Përmend edhe…BBVA!

LokimagazineLokimagazine20 May, 2025

Moderatorja e njohur shqiptare, Roza Lati, e cila për vite me radhë drejtoi emisionin “Why Not?” në RTV Ora, ka kohë që është larguar nga ekrani, dhe mungesa e saj është ndjerë nga publiku.

Së fundmi, në një InstaStory, ajo u është përgjigjur fansave që e pyesnin për arsyet e largimit nga televizioni.

Roza tregoi me sinqeritet se arsyeja kryesore ishte zhgënjimi i thellë që përjetoi ndaj mënyrës si funksiononte televizioni ku punonte. Ajo rrëfen se ndonëse e ka dashur dhe shijuar punën e saj, presioni psikologjik dhe mungesa e mbështetjes në momente të vështira e detyruan të largohej.

“E vërteta është që televizioni më është shpifur në këtë periudhë të jetës. Kur televizioni ku punoja u sulmua, shumë punonjës u larguan nga frika, dhe ne që mbetëm, përballuam gjithë barrën me mungesë stafi. Por publiku nuk duhej ta kuptonte – show must go on,” tha ajo.

Pas përfundimit të sezonit të fundit të “Why Not?”, Roza përjetoi një periudhë shumë të vështirë personale, përfshirë humbjen e dy qenve të saj të dashur, Petit dhe Sashës, si dhe një shtatzëni të dështuar.

Ajo përmendi edhe pjesëmarrjen në Big Brother VIP Albania 3, ku thotë se i janë bërë padrejtësi dhe se ka mbetur e zhgënjyer nga drejtësia dhe profesionalizmi në disa media.

“Po shoh njerëz pa përvojë që drejtojnë programe, që nuk dinë të flasin e as të transmetojnë emocion. Po i vendosin kufje në vesh dhe diktohen në kohë reale. Profesionisti nuk vlerësohet më – dhe profesionisti kushton,” theksoi ajo.

Megjithatë, Roza i gëzoi fansat me lajmin se do t’i rikthehet ekranit madje më fuqishëm dhe më profesionale se kurrë më parë.

Ajo premton jo vetëm një rikthim personal, por edhe bashkëpunim me profesionistë të tjerë të zhgënjyer nga televizioni aktual, të cilët, siç shprehet ajo, ndajnë të njëjtin qëndrim.

“S’kam mbaruar me ekranin. Do rikthehem. Dhe jo vetëm. Por me një grup profesionistësh që, si unë, janë lodhur nga mënyra si po zhvlerësohet televizioni sot,” shkroi ajo.

Për momentin, Roza thotë se po i përkushtohet vetes, familjes dhe dashurisë.

Related Posts

Eliona Pitarka zbulon gjininë e bebit: “Universi nuk bën më surpriza” (FOTO)

17 June, 2025

Luana Vjollca trazon rrjetin me deklaratën në “Ferma VIP”: “Nëse unë të prek…’

17 June, 2025

Bes Kallaku fshin këtë tatuazh që simbolizonte lidhjen e tij me Xhensilën (Foto)

17 June, 2025

Akuzohej për dhunim, Gjykata Themelore e Prishtinës jep vendimin për Gjikon

16 June, 2025

Category

  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Lifestyle
  • Teknologji
  • Sport

Company

  • Advertising
  • Contact Info
  • DNSP Information
  • About Us
  • Social Media

Services

  • Customer Support
  • Work With Us
Don't miss

FOTO/ G-Bani na prezanton me partneren e tij të re

E rëndë/ Shokët e prisnin për ndeshjen, futbollisti shqiptar i jep fund jetës — hidhet nga kati i 8-të

Eliona Pitarka zbulon gjininë e bebit: “Universi nuk bën më surpriza” (FOTO)

© 2024 Lokimagazine.com | Vendi juaj perfekt për të gjetur lajmin që po kërkoni!
  • Privacy Policy
  • Terms & Conditions
  • Disclaimer

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.