Ka nisur numërimi i votave në disa bashki të vendit dhe të dhënat paraprake flasin për një epërsi të Partisë Socialiste në kutitë e para të hapura.
Në Memaliaj, nga kutia e parë e numëruar, Partia Socialiste ka marrë 137 vota, ndërsa Partia Demokratike ka siguruar 50.
Në Tepelenë, konkretisht në fshatin Sinanaj, rezultati i kutisë së parë tregon 100 vota për PS dhe vetëm 24 për PD.
Në Devoll, kutia e parë e hapur në Proger ka dhënë 124 vota për PS dhe 97 për PD, me një diferencë më të ngushtë.
Ndërkohë në bashkinë e Pustecit, janë numëruar 3 kuti, ku socialistët kanë siguruar 419 vota, ndërsa opozita ka marrë 208.
Në Vorë, ku janë hapur 21 kuti votimi, PS ruan gjithashtu epërsinë me 1802 vota, përkundrejt 1164 votave të PD-së.
Procesi i numërimit vijon në të gjithë territorin dhe pritet të sjellë një pasqyrë më të qartë të rezultatit final.