Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 3”, Drilon Rama, është rikthyer në qendër të vëmendjes pas publikimit të një videoje që po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale.
Në pamjet që kanë ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit, ai shihet duke shkëmbyer puthje dhe përqafime me një vajzë të panjohur në Gjermani.
Edhe pse asnjëherë nuk e konfirmuan publikisht një lidhje romantike, Driloni dhe Sara Kolami janë komentuar shpesh si një çift i mundshëm, që nga koha kur ndanë eksperiencën e tyre në “BBVK”.
Marrëdhënia e tyre ka qenë shpesh në vëmendje, duke lënë të kuptohej një afërsi që tejkalonte miqësinë.
Pas publikimit të videos, Sara Kolami reagoi duke ndërprerë çdo kontakt virtual me Drilonin. Ajo e ka hequr atë nga lista e ndjekësve në Instagram, një veprim që nuk kaloi pa u vënë re nga ndjekësit.
Edhe Driloni duket se ka reflektuar të njëjtën distancë, duke ndalur së ndjekuri Sarën në rrjetet sociale.
Për momentin, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike, por veprimet në rrjet flasin shumë për një shkëputje përfundimtare të çdo raporti të mundshëm mes tyre.