Mbrëmja e djeshme në Ferma VIP ishte e mbushur me emocione të forta dhe tensione.
Roni ishte fermeri që u largua nga loja, si pasojë e një vendimi të dyfishtë — me votat e publikut dhe zgjedhjen e Big Bastës.
Big Basta kishte mundësinë të sakrifikonte buxhetin për të shpëtuar Ronin, por ai zgjodhi buxhetin, duke çuar në eliminimin e Ronit.
Ky vendim preku thellë Big Maman, e cila shpërtheu në lot dhe u shpreh mes dënesash se arsyeja e vetme që po qëndronte në fermë ishte pikërisht Roni.
View this post on Instagram
Në një shpërthim emocional, ajo e quajti Big Bastën “njeri të keq”, duke e akuzuar publikisht për mungesë ndjeshmërie.
Pamjet dramatike nga kjo skenë kanë pushtuar rrjetet sociale, ndërsa publiku ka ndarë mendime të ndryshme për vendimin e Big Bastës dhe reagimin e Big Mamës.