Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Arbër Hajdari flet për ish-banorin e Big Brother VIP: “Dyfytyrësh. Më shau dhe pastaj më përqafoi”

LokimagazineLokimagazine30 April, 2025

Opinionisti i njohur Arbër Hajdari, i cili ka qenë pjesë e të katër edicioneve të Big Brother VIP Albania, ka folur së fundmi për eksperiencën e tij në këtë spektakël.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ai ndau disa reflektime mbi përvojat dhe sfidat që ka hasur gjatë këtyre viteve.

Arbri theksoi se brenda shtëpisë së Big Brother ka pasur raste kur banorët kanë mbajtur qëndrime të ndryshme brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Kemi pasur dyfytyrësha boll. Kanë mbajtur dy qëndrime në një javë, dy qëndrime të ndryshme sepse ashtu i ka leverdisur. Nuk është etike t’i përmendim,, Big Brother ka mbaruar,” tha ai.

Ai ndau edhe një episod personal që e kishte përjetuar jashtë spektaklit, me një ish-banor që fillimisht e kishte kritikuar ashpër në rrjete sociale, por më pas kishte ndërruar sjellje kur e kishte takuar.

“E kam rastin me një person që më shau në rrjete sociale në nja dy vende dhe më pas kur u takova m’u hodh në krahë, më përqafoi. I them si ke qenë mirë? – ‘Kam qenë me nerva, nuk kam pasur gjë me ty, më tha. Më pas bëri fotografi me mua dhe e postoi,” tregoi ai.

Arbër Hajdari është një nga figurat më të njohura të këtij formati televiziv dhe roli i tij si opinionist ka qenë i qëndrueshëm që nga fillimi i Big Brother VIP Albania.

Ai vijon të mbajë një qëndrim të matur dhe të drejtpërdrejtë në komentimin e ngjarjeve që ndodhin në spektakël.

Related Posts

Xheneta pjesë e videoklipit të Gjestit? Ja çfarë thotë ajo

19 May, 2025

Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump

19 May, 2025

Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje/ Ja si reagoi ai

18 May, 2025

Përleshje fizike gjatë performancës së Izraelit në Eurovision – del videoja e incidentit të pazbuluar

18 May, 2025
Related Posts

Xheneta pjesë e videoklipit të Gjestit? Ja çfarë thotë ajo

19 May, 2025

Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump

19 May, 2025

Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje/ Ja si reagoi ai

18 May, 2025

Përleshje fizike gjatë performancës së Izraelit në Eurovision – del videoja e incidentit të pazbuluar

18 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.