Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

“Durimi ka një kufi”/ Jozi thyen heshtjen për herë të parë pasi goditi Gjestin

LokimagazineLokimagazine19 April, 2025

Pak orë para finales së Big Brother VIP, Jozi ka thyer heshtjen për shpullën ndaj Gjestit që i kushtoi edhe shoqërimin në polici.

Në një reagim të gjatë të publikuar në rrjetet sociale, Jozi thotë se është provokuar, por në asnjë moment nuk ka luajtur rolin e viktimës.

Teksa kërkon ndjesë për veprimin e kryer, ai thotë se ishte i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë në atë lojë.

Jozi është shprehur falenderues për çdo person që e ka mbështetur gjatë rrugëtimit të tij në Big Brother, por akoma më shumë ata që e mbështetën dhe pas daljes nga formati.

Ndër të tjera Jozi është shprehur se është provokuar disa herë dhe se i kishte sosur durimi, ndërsa i drejtohet të gjithë atyre personave që përpiqen të hedhin baltë mbi imazhin e tij duke i thënë: ‘Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis’.

“Përshëndetje të gjithëve, uroj te jeni mirë! Dua të falënderoj nga zemra të gjithë popullin shqiptar që më keni mbështetur dhe përkrahur në këtë rrugëtim aspak të lehtë që kalova.

Faleminderit për dashurinë që më dhatë gjatë qëndrimit tim në shtëpi dhe edhe më shumë, jashtë saj.

Mirënjohje për secilin prej jush, si dhe për ekipin e Top Channel, që më dha mundësinë të isha pjesë e këtij formati kaq të dashur për të gjithë ne – një eksperience që do mbetet e paharrueshme në jetën time. U futa në Big Brother dhe zgjodha të luaj fort. Të paktë ishin ata që kuptuan lojën dhe vërtetësinë time.

Zgjodha të isha i sinqertë, i drejtpërdrejte, pa filtra – dhe ndoshta pikërisht kjo më kushtoi në këtë rrugëtim.

Ndjesë për këdo që mund ta ketë përjetuar keq atë qe ndodhi. Por ju siguroj se presioni, veprat dhe ngacmimet kanë qenë të shumta gjatë gjithë rrugëtimit tim kundrejt meje në atë shtëpi.

Jam provokuar, por në asnjë moment nuk kam zgjedhur të luaj rolin e viktimës.

Edhe kur fjalët dhe veprimet e rënda më kanë lënduar thellë, kam heshtur, kam duruar… por edhe durimi ka një kufi. Për të gjithë ata që përpiqen të hedhin baltë mbi imazhin tim, kam vetëm një fjalë: “Balta që vjen nga llumi, nuk të bën pis“, thuhet në reagimin e Jozit.

Related Posts

Xheneta pjesë e videoklipit të Gjestit? Ja çfarë thotë ajo

19 May, 2025

Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump

19 May, 2025

Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje/ Ja si reagoi ai

18 May, 2025

Përleshje fizike gjatë performancës së Izraelit në Eurovision – del videoja e incidentit të pazbuluar

18 May, 2025
Related Posts

Xheneta pjesë e videoklipit të Gjestit? Ja çfarë thotë ajo

19 May, 2025

Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump

19 May, 2025

Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje/ Ja si reagoi ai

18 May, 2025

Përleshje fizike gjatë performancës së Izraelit në Eurovision – del videoja e incidentit të pazbuluar

18 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.