Në spektaklin e së martës në “Big Brother VIP”, një nga momentet më të komentuara ishte takimi i papritur mes Eglit dhe ish-partnerit të saj, Olsit.
Ky takim befasoi jo vetëm banorët e shtëpisë, por edhe publikun, pasi askush nuk e kishte pritur një rikthim të tillë nga e kaluara e saj.
Pas takimit, Egli pati një bisedë të ndjerë me Gjestin, ku ky i fundit shprehu pakënaqësinë dhe pasiguritë që ndjeu përballë kësaj situate të papritur.
Ai theksoi se nuk u ndje mirë kur e pa Eglin duke përqafuar Olsin, ndërsa Egli u përpoq ta qetësonte, duke shpjeguar se përjetimi ishte më shumë një tronditje emocionale nga e papritura, sesa një ndjenjë e vërtetë.
Ata diskutuan për momentin e takimit dhe lidhjen që kishte ai me “linjën e jetës” – një prej pjesëve më personale dhe emocionale të spektaklit.
Egli theksoi se, pavarësisht se e ka jetuar një histori pesëvjeçare me Olsin, nuk ndjeu më asgjë kur e pa, përveç habisë së takimit pas një kohe kaq të gjatë.
Pjesë nga biseda e tyre:
Gjesti: Nuk u ndjeva mirë kur u takove me të.
Egli: Atë po mendoja gjithë kohës kur isha aty, prandaj erdha të të puthja direkt ty. Doja të të puthja në buzë.
Gjesti: Nuk ke nevojë me më puth pas takimit.
Egli: Edhe për mua ishte aq bombë sa e ke parë ti. Kurrë se kisha menaxhuar e shihja përballë thoja është apo. Asnjë lloj ndjenje.
Gjesti: Po valla krejt, emocione.
Egli: Emocion nga e papritura, kam dy vite e kusur që nuk e shoh fare. As nëpër Tiranë. Është hera e parë pas ditës kur kam ik në shtëpi time.
Gjesti: Qëllimi nuk e di çfarë ke, në rregull po nuk po di pse me ndodh bash tani. Këtë s’po e kuptoj. Pse për linjën e jetës ish i dashuri.
Egli: Mirë se është pjesë e linjës së jetës, për të dhënë një mesazh. Ke përmendur ti dikë, nuk ka qenë ajo që të përmendnin këtu. Ta sollën edhe ty.
Gjesti: Unë nuk e kam përqafuar as nuk fola.
Egli: Unë kam jetuar pesë vite, mos ngatërro gjërat. Po them dukej si i huaj. Më trembi ndjesia, shumë kohë pa e parë fare. Asnjë lloj emocioni.
Gjesti: Qëndrimi yt pat diçka. Dyqysh e përqafove.
Egli: U çudita se ishte një takim që e kisha kërkuar shumë kur u ndamë dhe nuk e bëri.