Pas gjithë deklaratave të tij të ashpra dhe qëndrimit të ftohtë pas largimit të Eglit, Gjesti është dëgjuar gjatë natës duke folur me veten, dukshëm i përhumbur në mendime për të.
I shtrirë në dhomën e gjumit, ai ka thënë:
“Gjumin e mirë, Egli. Besom që kam me i kry do gjëra për ty. Mbaje mend këtë sen. Gjumin e ëmbël. Shpresoj që e ke gjetur familjen mirë e edhe ti vetë je mirë… Të lutem, dërgoma një video për ‘Prime’, duke qeshur, të shoh që je mirë… Kjo lojë është e fëlliqur dhe duhet t’ua dridh. Të premtoj që do jua dridh keq.”
Këto fjalë kanë habitur ndjekësit, të cilët kanë parë një kontrast të madh mes asaj që Gjesti ka thënë më parë dhe këtyre momenteve të reflektimit.
Nëse fillimisht ai e quajti largimin e saj si diçka të pritshme dhe madje u shpreh se ishte “i lumtur” që ajo iku, tani duket sikur po ndjen mungesën e saj.