Leo ka bërë një deklaratë të papritur lidhur me ato që pretendon se i ka thënë Driloni.
Ai u shpreh se për momentin nuk dëshiron t’i bëjë publike ato që i ka thënë Driloni, por nëse arrin në finale, do t’i zbulojë. Për më tepër, Leo i kërkoi Xuxit që, në rast se ai nuk arrin në finale, të përdorë informacionet që i ka dhënë Driloni.
“Nuk dua t’i bëj publike tani. Nëse hyj në finale, loja do të nxehet shumë dhe do t’ia përmend këto gjëra. Nëse dal të premten, dua që t’i kesh parasysh ti,” i tha Leo Xuxit.
Leo shtoi se Driloni i kishte treguar se e gjithë situata me Sarën në shtëpi është vetëm një lojë. Për më tepër, Leo tha se Driloni i kishte pranuar që vajza e vetme që i ka pëlqyer është ish-konkurrentja, Bay T.
“Sot në pishinë folëm pak me njëri-tjetrin edhe nuk e di se nga i erdhi kjo se unë spiun nuk jam me ja qitë këtë, por nëse arrijmë në finale nuk ma nin se jemi të gjithë konkurrentë. Ai më tha se pjesën me Sarën e ka thjesht lojë, vetë e tha dhe më tha në vesh se është duke i shku nerva Sara dhe se nuk ka ardhur këtu për të krijuar lidhje. Po ashtu më tha se Bay T i ka pëlqyer më së shumti,” tha Leo.