Në episodin e sotëm të “Pa Filtra,” spektatorët u njohën me histori të reja inspiruese të personazheve që guxuan të ndajnë përvojat e tyre.
Një nga rastet më të veçanta ishte ai i Klevisit, i cili kishte lënë qytetin e tij, Pogradecin, për të punuar në Golem me qëllimin për të ndihmuar prindërit financiarisht.
Klevisi u emocionua shumë teksa lexoi një letër prekëse për prindërit e tij, për t’u shprehur mirënjohjen dhe dashurinë që ka për ta. Për të, kjo ishte një mundësi për t’ju treguar publikisht sa shumë i vlerëson sakrificat e tyre.
Për më tepër, ai u surprizua nga Kiara Tito, idhulli i tij, e cila u bë pjesë e këtij momenti emocionues.
Ky gjest e la Klevisin pa fjalë dhe e bëri episodin edhe më të veçantë për të dhe për shikuesit e “Pa Filtra.”