Ilnisa Agolli është gati për t’u rikthyer në ekran me një format të ri që synon të sjellë biseda të thella dhe të sinqerta me figura të ndryshme publike.
Ky projekt do të realizohet përmes një podcast-i të titulluar “Flet,” i cili pritet të jetë një hapësirë unike ku çdo i ftuar do të shpalosë botën e tij të mendimit.
“Flet” do të nisë transmetimin nga 12 nëntori dhe do të sjellë tema nga më të ndryshmet, duke i dhënë çdo të ftuari mundësinë të shprehë mendimet, historitë dhe përvojat e tij.