Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj i dhanë fund lidhjes së tyre disa javë më parë. Lajmin e bëri të ditur vetë Kader ndërsa Lumbardhi mesa duket nuk dëshiron ta prekë fare si temë.
Në një intervistë të fundit për “Artistët shqiptarë”, ish-futbollisti u shfaq i nervozuar teksa u pyet për ndarjen nga ish-Missi, duke i kërkuar gazetarit që ‘ta kalojë këtë pyetje’.
“Kaloje këtë pyetje”, u shpreh ai, duke vijuar më tej: A po të dukem si i lënduar?
Më tej, Lumbardhi thotë se nuk pendohet asnjëherë për gjërat që ka kaluar në jetë.