Në qarkulluan spekulime për një krizë të mundshme mes aktorit të njohur Elvis Pupa dhe partneres së tij, Belina Pupa.
E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Belina tregoi për verën e saj të ngarkuar mes punës dhe pushimeve, ndërsa mungesa e bashkëshortit të saj, Elvis Pupës, ka tërhequr vëmendjen.
Gjatë intervistës, Belina zbuloi se kishte kaluar tre muaj në Shqipëri, kryesisht për punë, por edhe për pushime, ndërkohë që Elvisi ka qëndruar në Australi.
Belina Pupa: Unë kam ardhur që në qershor këtu, ishte një udhëtim më shumë për punë filloi sesa për pushime dhe do të kthehesha në Australi. Kam ardhur të rri për dy javë. Po si në Shqipëri që thonë jo po kjo puna, është mbyllur televizioni, është shtuar për në shtator e gusht, ndenja më gjatë se familja më erdhi, kështu që këtë vit e kam kaluar shumë në jug, shumë në veri. Kam 3 muaj në Shqipëri, e kam kaluar gjysmën në jug, gjysmën në veri.
Rudina Magjistari: Paske bërë super pushime…
Belina Pupa: Kam bërë, duken sikur kam bërë 3 muaj pushime, por faktikisht ai laptopi im i shkretë vjen gjithkund me mua me vete dhe unë një orë me familjen, tre orë me konsultat dhe shkruanin njerëzit “po boll se le nam, shko te burri yt në shtëpi”. Jam për punë, nuk kam ardhur vetëm për… duket se bëjmë qejf.
Rudina Magjistari: Po pse, burrin e ke në Australi?
Belina Pupa: Po, atje dhe tani kam filluar çdo ditë e mezi po pres.
Rudina Magjistari: Si ka mundësi që s’erdhi me ty?
Belina Pupa: Sepse ashtu i kemi pasur punët këtë vit, ai nuk vinte dot, unë nuk shkoja dot.
Pra, nuk ka vend për spekulime. Ajo është në pritje të kthimit në Australi dhe ndarjen e këtij sezoni të ngarkuar me bashkëshortin e saj. Duket se distanca mes tyre këtë vit ishte thjesht një çështje rrethanash dhe jo një shenjë e ndonjë problemi në çift.