Reperi Ledri Vula ka ndarë një postim në Instagram-in e tij dhe duket se nuk është në gjendje të mire shëndetësore.
Ai qëndron i shtrirë në shtëpi dhe në krah mban një serum, por nuk ka treguar më tepër detaje se çfarë i ka ndodhur.
Duke njoftuar me keqardhje se nuk mund të marrë pjesë në një nga koncertet e organizuara në Prishtinë, tregon se do të rikthehet së shpejti dhe do të festojë me të gjithë!
“Party people. Me përulje dhe mirëkuptim, më duhet të ju njoftoj se koncerti im sonte në Zone Club është i pamundur për shkak të situatës shëndetësore që kam. Do të kthehem së shpejti dhe do të festojmë së bashku.”-shkruan Ledri.