Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre prej javësh tashmë.
Mirëpo një veprim i fundit i dyshes ka ngritur dyshime te ndjekësit se mund të jenë rikthyer krah njëri-tjetrit.
Shkak për këto dyshime janë bërë postimet e Besit dhe Xhensilës në Instagram. Si fillim aktori postoi një foto të tij krah Ajkës teksa shiheshin me pushime bashkë.
Mirëpo edhe pse në postimin e Besit pamja ishte shumë e kufizuar, duket se bashkë me të ka qenë edhe Xhensila.
Një postim i kësaj të fundit ku shihet po ashtu në të njëjtin ambjent me atë të aktorit, ka trazuar rrjetin.
A janë sërish bashkë Besi dhe Xhensila apo fotot të jenë në kohë të ndryshme (gjasa të pakta)?