24-vjeçari, i cili është fituesi e parë jo-binar i konkursit, shënoi 365 pikë me juritë dhe 226 nga publiku, gjithsej 591 me këngën e tij “The Code”.
Pasi mori trofeun nga fituesja e Suedisë 2023, Loreen, ai i emocionuar u ngjit në skenë për performancën e fundit.
Duke përfunduar, ai ra në dysheme dhe tundi mikrofonin prej xhami në ajër. Por ndërsa tentoi të ngrihej përsëri, Nemo përplasi trofeun në skenë ndërsa përpiqej të balanconte veten për t’u ngritur.
Kur këngëtari më në fund arriti të qëndronte në këmbë, gjysma e trofeut ishte në skenë dhe gjysma tjetër ishte në dorën e tij.