Egla Ceno u përjashtua ditën e sotme nga Big Brother VIP 3.
Ky vendim u dha nga Vëllai i Madh pas incidentit të rëndë të ndodhur pas prime-t, ku Egla i hodhi gotën me verë në kokë Meritonit, pas debatit mes tyre.
Pas leximit të zarfit të zi, Egla i drejtoi disa fjalë banorëve tek i këshilloi mos të bien pre e provokimeve, si dhe shtoi që nuk është penduar aspak për gjërat që ka bërë.
“Më vjen keq, është okay, ishte kënaqësi, u kënaqëm, nuk është një gjest që duhet ta bëni, mos bini pre e provokimeve, unë bëra qejfin tim u kënaqa nuk jam pishman për asgjë, gjërat që kam bërë gabim kam kërkuar ndjesë, do të takohemi jashtë, mos bini pre e provokimeve sepse do të bëhen më të forta”, tha Egla.