Lisa Kujofsa, aktorja e njohur e humorit, ka ironizuar së fundmi ‘kolegun' e saj Romeo Veshaj.
Ky i fundit është parë shpesh i përlotur në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke nxitur disa reagime në rrjet, mes tyre dhe Lisën.
Teksa ka ironizuar televizionin Top Channel, të cilët hapën një emision në emrin “Më lër të flas”, frazë që përdorej shpesh nga Donald Veshaj në sezonin e parë të reality show-t, aktorja shkruan:
“Më li të qaj. Së shpejti në Top Channel”.