Heidi është zgjedhur nga publiku si lidere e shtëpisë, ndërsa për mundësinë që iu dha nga “Vëllai i madh”, ai dërgoi në nominim bashkë me Ledjonën, Vesën, Rozën dhe Françeskën.
Pas prime-t, Roza ka ngacmuar Eglën duke I thënë se a do bëhet sërish shoqe me Heidin tashmë që është lidere e shtëpisë. Aktorja refuzoi t'i jepte një përgjigje Rozës, duke i thënë se nuk të shkojë kurrë në emisionin e saj, referuar pyetjeve të vazhdueshme që bën në BBV.
Në këtë moment dëgjohet në sfond Ilnisa e cila i drejtohet Eglës: Po te Saimiri do shkosh?
Roza: O Egla tani që është lidere Heidi do e bësh shoqe prapë dhe pastaj ta trajtosh si leckë mes të gjithëve?
Egla: Nuk i përgjigjem pyetjes tënde. Nuk do vij kurrë në emisionin tënd me pyetje. Ha bukë.
Roza: Po pi cigare tani.
Egla: Atëherë pi cigare dhe verë. Nuk do i përgjigjem pyetjeve tua.
Ilnisa: Po te Saimiri do shkosh?