Ndryshe nga dy sezonet e kaluara, ku personazhet pjesmarrës të “Big Brother VIP” u “mbytën” nga numri i madh i ndjekësve që fituan në rrjetet sociale, këtë sezon nuk po ndodh kështu, të paktën jo për banorët.
Ledion Liço është personazhi që ka fituar më shumë ndjekës në Instagram që nga nisja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”.
Ai vjen për herë të parë si moderator i një “Big Brother-i” në versionin VIP. Ledioni kishte vetëm 14 mijë ndjekës në puntatën e parë të reality show-t, ndërsa sot ai numëron mbi 84 mijë ndjekës.
Mbi 70 mijë ndjekës të fituar nga Ledioni deri më tani, i cili dukshëm është edhe personazhi më i preferuar i publikut nga ky “Big Brother”.
Sa i përket banorëve, dy prej tyre kanë fituar një numër të konsiderueshëm ndjekësish pas 50 ditë qëndrimi në reality show; Meriton Mjekiqi ka fituar 10 mijë ndjekës, ndërsa Bardhi plot 22 mijë ndjekës.