Nga rubrika “arsye të cuditshme për t'u ndarë nga i dashuri” kemi Billie Eilish, e cila në një intervistë të fundit zbuloi se pasi pa në ëndërr aktorin Christian Bale (Batman), u zgjua dhe vendosi të ndahej me ish-in.
“Para ca vitesh pashë një ëndërr me Christian Bale. Ishim në një kafene të vogël ku binte dielli dhe kjo më bëri të kuptoj se duhet të ndahesha nga i dashuri”- tha artistja në podcast-in e Amelia Dimoldenberg.
Pasi kuptoi këtë, ajo thjesht u zgjua, i thirri mendjes dhe i dha fund lidhjes, duke mos treguar se për kë ish e kishe fjalën.
Ndoshta për partnerin e fundit, Jesse Rutherford, që u nda vitin e shkuar ose për Matthew Tyler Vorce, me të cilin ishte lidhur para Jesse, ose ndonjë ish tjetër për të cilin askush nuk e ka ditur.