Këngëtari i mirënjohur Shpat Kasapi, i ftuar në “E Diell”, ka shokuar me deklaratën e dhënë, ku pranon se ka dhunuar ish-të dashurën.
Për rubrikën “Mos i bjer me Top” të Ronaldo Sharkës, Kasapi është shprehur se u kthye në një person të dhunshëm gjatë moshës 25 -26 vjeçare, për shkak të xhelozisë së tepërt.
Po ashtu, këngëtari ka folur edhe për një periudhë të errët në jetën e tij, ku puna e tepërt e bëri të kalonte në mbingarkesë dhe gjithçka bënte ishte të mbyllej në shtëpi, të rrinte vetëm dhe kishte mendime të këqija.
Ronaldo: Shpati kush janë lajmet më të çuditshme që ke lexuar për veten?
Shpati: Janë të shumta, ka pasur lajme “Shpati bën operacion veshët”, “Shpati aksidentohet”, janë të shumta.
Ronaldo: Sepse unë kam parë një titull në Youtube, ti ke qenë i ftuar diku dhe tituli që i ishte vendosur intervistës tënde ishte “Shpat Kasapi tregon pse rrahu ish-të dashurën”.
Shpati: Ka qenë një moment i caktuar kur kam qenë i ri. Ka qenë e vërtetë diçka, xhelozia e tepërt bën të vetën.
Ronaldo: Ka qenë një titull fake?
Shpati: Jo, ka qenë e vërtetë ajo.
Ronaldo: Sa vjeç ke qenë?
Shpati: I ri shumë, 25-26-vjeç.
Ronaldo: Një deklaratë e jotja që ka bërë bujë lidhet me një periudhë të errët të jetës tënde ku zgjidhjen e kishe gjetur te besimi në Zot apo Hoxha.
Shpati: Jo ka qenë edhe më herët. Ka qenë një periudhë që unë kam pasur shumë ankthe. Kam pasur shumë koncerte dhe shumë fansa dhe kalova një mbingarkesë. Energjinë e tepërt që merrja nga njerëzit nuk dija ta menaxhoja. Mbyllesha në shtëpi, rrija vetëm, kisha mendime të këqija. Bëhet fjalë për para 20 viteve.