Ditën e sotme burime për “Prive” bënë të ditur se këngëtari Blero ka patur një përplasje me sigurimin në “After Party-n” e “Big Brother VIP Kosova”.
Sipas burimit, shkak për këtë përplasje ka qenë partnerja e këngëtarit, por pa dhënë më shumë detaje.
Ndërsa pak më parë ka ardhur dhe reagimi i Bleros.
“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale”, tha Blero, duke hedhur kështu poshtë pretendimet pë rrahje mes tij dhe sigurimit.