Mbrëmjen e djeshme në BBV Kosova, Blero ishte i shoqëruar nga e dashura e tij misterioze në finale, të cilën e ka mbajtur larg kamerave, por e ka përmendur shumë gjatë qëndrimit të tij në shtëpi.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi ekskluzive të bukuroshes në fjalë, e cila i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit.
Në festën pas finales u përfol edhe për një përplasje të Bleros me sigurimin e BBVK, ku u tha se shkak u bë pikërisht partnerja e tij.
Ndërsa pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i këngëtarit.
“Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale”, tha Blero, duke hedhur kështu poshtë pretendimet për përplasje fizike mes tij dhe sigurimit.