Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Jada Pinkett Smith dhe e vërteta për shuplakën në Oscars: ‘Më shpëtoi martesën me Will’

LokimagazineLokimagazine11 December, 2023

“Pas viteve të kaluara duke u përpjekur për të kuptuar nëse do të ndahesha nga Will, u desh ajo shuplakë që unë të kuptoja se nuk do ta lë kurrë atë.” Në’ një intervistë me Daily Mail, Jada Pinkett Smith shpjegoi se pse shuplaka e bujshme e Will Smith në ‘Oscars 2022 në fakt shpëtoi martesën e tyre. “Kush e di se ku do të ishte marrëdhënia jonë tani nëse kjo nuk do të kishte ndodhur,” shtoi ajo.

E martuar me yllin e “I Am Legend” që nga viti 1997, aktorja bëri një rrëfim shokues tetorin e kaluar, kur bëri publike se çifti jetonin të ndarë për shtatë vjet.

Megjithatë, Pinkett Smith – e cila ka fëmijët Jaden, 25 vjeç dhe Willow, 23 vjeç, me Will – kujtoi se si gjithçka ndryshoi atë natë në Los Angeles pasi burri i saj u ngjit në skenë për të goditur me shuplakë komedianin Chris Rock, pasi ai bëri një shaka lidhur me alopecinë.

“Tani e quaj ‘shuplakë e shenjtë’, sepse shumë gjëra të mira erdhën pas saj,” tha aktorja, duke shtuar se në të vërtetë ishte “e lumtur” që ishte në këtë ngjarje edhe pse ishte tronditur shumë.

Një seri zbulimesh rreth Jada Pinkett Smith, 52 vjeç, dhe ish-bashkëshortit të saj, 55 vjeç, pushtuan internetin gati dy muaj më parë, kur ajo publikoi autobiografinë e saj ‘Worthy’.

Edhe pse Pinkett Smith ndau me detaje vështirësitë brenda martesës së tyre – madje edhe lidhjes së saj me këngëtarin August Alsina – Will Smith qëndroi ende pranë gruas së tij pas publikimit të librit.

“Ne kishim një (marrëdhënie) shumë, shumë të gjatë dhe të trazuar. Unë do ta quaja “brutale”. Ishte brutale dhe e bukur në të njëjtën kohë”, tha aktori në tetor. Por jo vetëm. Ai gjithashtu e falënderoi publikisht për mbështetjen e saj, duke shtuar se ëndrrat e tij ishin “të ndërtuara kryesisht mbi themelet e sakrificave të Jada”.

Related Posts

Pasi refuzuan ta takojnë, Alba Pollozhani suprizohet nga prindërit, merr letrën emocionuese: “Ti je kryevepra jonë…”

13 May, 2025

“U tregua burrë”/ Arbenita komenton rikthimin e Stresit me Keisin

13 May, 2025

Ish-banorja e “Big Brother Vip” në pritje të ëmbël

13 May, 2025

Sonte nata e parë e Eurovision 2025, ja kur performon “Shkodra Elektronike”

13 May, 2025
Related Posts

Pasi refuzuan ta takojnë, Alba Pollozhani suprizohet nga prindërit, merr letrën emocionuese: “Ti je kryevepra jonë…”

13 May, 2025

“U tregua burrë”/ Arbenita komenton rikthimin e Stresit me Keisin

13 May, 2025

Ish-banorja e “Big Brother Vip” në pritje të ëmbël

13 May, 2025

Sonte nata e parë e Eurovision 2025, ja kur performon “Shkodra Elektronike”

13 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.