Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

‘Fushata jonë për drejtësi fillon tani’, fjalët prekëse të vëllait të Liridona Ademajt

LokimagazineLokimagazine6 December, 2023

Në një postim në rrjetet sociale vëllai i 30-vjeçares Liridona Ademaj, nënës së dy fëmijëve që u vra mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli, shkruan ditën e sotme:

“Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet, por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi”.

Vrasja e Liridonës ka sjellë një reagim të gjerë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, duke bërë që të organizohen disa marshime në nder të 30-vjeçares, jeta e së cilës u ndërpre në mënyrë mizore e në lule të rinisë.

Pa dyshim asgjë nuk mund ta largojë dhimbjen e familjes dhe brengën e një nëne për humbjen e fëmijës, por ndoshta mund ta lehtësojë sado pak duke u sensibilizuar me të.

“Nuk kemi fjalë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjitha organizimet për të nderuar Liridonën dhe për të kërkuar drejtësi për të gjitha gratë dhe vajzat e vrara. Ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet, por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi. Sonte bashkë me nanën po i përcjellim lajmet dhe marshin në Prishtinë dhe ndonëse shumë e pikëlluar, nana vazhdimisht po thotë faleminderit prej tyre që po e bëjnë këtë për Donën time”, shprehte në reagimin e tij vëllai i së ndjerës, Leonard Ademaj.

Ai po ashtu thekson në reagim se familja do drejtësi dhe se ka besim te institucionet se do ta marrin atë.

“Kampanja jonë për drejtësi fillon tash, bashkë me juve aktiviste, organizata joqeveritare dhe me mbështetjen e mediave. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”.

Related Posts

Shqipëria, vendi ku të bëjnë të vdekur para kohe/ Artan Lame është ende gjallë!

22 May, 2025

Reagon mjeku pasi pacientja e tij humbi jetën pas operacionit në Durrës: Ajo pësoi…

22 May, 2025

Gruaja humb jetën gjatë operacionit për ngushtim stomaku në Durrës – procedohet mjeku

22 May, 2025

Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja si paraqitet situata

22 May, 2025
Related Posts

Shqipëria, vendi ku të bëjnë të vdekur para kohe/ Artan Lame është ende gjallë!

22 May, 2025

Reagon mjeku pasi pacientja e tij humbi jetën pas operacionit në Durrës: Ajo pësoi…

22 May, 2025

Gruaja humb jetën gjatë operacionit për ngushtim stomaku në Durrës – procedohet mjeku

22 May, 2025

Greqia goditet nga një tërmet i fuqishëm, ja si paraqitet situata

22 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.