Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

“Bab, më mori malli” Jul Deda bën dedikimin rrëqethës për të atin e ndjerë

LokimagazineLokimagazine25 November, 2023

Artisti i madh i kinematografisë shqiptare, Zef Deda, u përcoll sot për në banesën e fundit.

Nën dhimbjen e madhe, Jul Deda ka ndarë me ndjekësit disa fjalë të ndjera, që prekin çdo njeri, veçanërisht ata që kanë humbur njerëzit e zemrës:

Ecja e fundit bashkë…!

Bab, direkt më mori malli.

Më mori malli për zërin tënd, për batutat e tua, për veprimet e tua, për shikimin tënd, për këshillat e tua, për energjinë tënde, për pozitivitetin tënd, për përqafimin tënd, më mori malli për ty.

Ahh, çfarë Babai, çfarë figure, çfare talenti, çfarë personaliteti, çfarë njeriu. Nuk e kam vënë asnjëherë në dyshim madhështinë e ketij njeriu, por dje dhe sot, vërtetova se Zef Deda përfundimisht nuk ishte vetëm i familjes tonë, por ishte pjesë e çdo familje shqiptare.

Nuk gjej dot fjalët për të shprehur mirënjohjen ndaj secilit prej jush. Jam i emocionuar per respektin qe ju treguat per Zefin si njeri dhe si artist. Faleminderit ju, publik i dashur, per çdo fjale te mire, çdo status ne rrjete sociale, per çdo foto te shperndare, çdo sms te derguar, çdo lot, çdo shtrengim duarsh dhe çdo perqafim, duke shprehur me te gjitha menyrat respektin per figuren e tij dhe dhimbjen per largimin nga kjo bote. Faleminderit te gjitha televizioneve dhe mediave, per çdo lajm dhe kronike ku vleresohet kontributi i tij artistik dhe jo vetem, faleminderit personaliteteve politike, sportive, fetare dhe intelektualeve te ketij vendi, qe e vleresuan Zef Deden ne gjithe dimensionin e tij, faleminderit shqiptareve qe moren rrugen nga çdo cep i vendit dhe jashte tij per te ardhur ne Shkoder e per te na lehtesuar dhimbjen. Mirenjohje!

Babush, une besoj se ti ke pare gjithçka qe ndodhi dje dhe sot, e pe respektin e nje populli te tere per ty, jam i bindur se ishe aty, ta di tipin, nuk iken kollaj ti, madje nuk iken kurre.

Ti, z. Unik, je i perjetshem, sepse njerezit vdesin kur harrohen dhe ti s’ke per tu harruar ne jete te jeteve.

Zemra ime, nuk e ke idene sa te dua. Por pa merak, do flasim çdo nate, do me pyesesh per tekstin e javes dhe une do raportoj si studenti yt i perjetshem, pastaj do dalim dhe do ecim, krah per krah, si gjithmone..!

Nder i madh te jem yt bir…!

Related Posts

Xheneta pjesë e videoklipit të Gjestit? Ja çfarë thotë ajo

19 May, 2025

Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump

19 May, 2025

Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje/ Ja si reagoi ai

18 May, 2025

Përleshje fizike gjatë performancës së Izraelit në Eurovision – del videoja e incidentit të pazbuluar

18 May, 2025
Related Posts

Xheneta pjesë e videoklipit të Gjestit? Ja çfarë thotë ajo

19 May, 2025

Joe Biden u diagnostifikua me kancer agresiv, reagon Donald Trump

19 May, 2025

Xheneta tregon se e uroi Gjestin për ditëlindje/ Ja si reagoi ai

18 May, 2025

Përleshje fizike gjatë performancës së Izraelit në Eurovision – del videoja e incidentit të pazbuluar

18 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.