Ndër të gjitha ritualet e gjumit, ka disa zakone nga të cilat duhet të heqim dorë dhe disa të cilave duhet t’u japim përparësi.
Ne shpesh mendojmë për kujdesin e lëkurës, por ç’të themi për një rutinë të shëndetshme gjumi për flokët? Duhet t’i kapim flokët apo t’i lëshojmë?
Për një gjumë të mirë gjatë natës pa asnjë shqetësim, alternativa më e mirë është t’i lidhni flokët. Të paktën kështu këshillon parukieri Jonathan Van Ness. Në TikTok-in e tij, ai shpjegon se flokët “ngecin” midis jastëkut dhe nxehtësisë së trupit gjatë gjithë natës. Rezultati përfundimtar?
Me t’u zgjuar, ju keni ndjenjën se keni flokë të papastra dhe të parregullta. Për më tepër, flokët fërkohen me çarçafët gjatë gjithë natës, duke i bërë ato të thahen dhe humbin shkëlqimin e tyre.
Ai këmbëngul – flini me flokët të kapura! Duket se sugjerimi i tij bie ndesh me atë të shumë profesionistëve të flokëve që këshillojnë të mos përdorni lidhëse flokësh, pasi duke i kapur gjatë gjumit, ky ritual mund të bëhet shkak për këputjet ose rënien e tyre.
Këshilla të vlefshme? Së pari, mos i lidhni flokët shumë fort. Zgjidhni një lidhëse të butë. Më pas, mund t’i kapni topuz me lidhëse sateni. Së fundi, kaloni gishtat mbi kokë për të liruar flokët e kapur.