Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Historia e gjatë e dashurisë mes Tiranës dhe SHBA, kush është partneri i Mariza Ikonomit

LokimagazineLokimagazine19 November, 2023

Mariza Ikonomi është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja e ëmbël shqiptare ka mbajtur për 9 muaj sekret lajmin e shtatzënisë.

Vetë këngëtarja ndau disa foto tek mban në duar Melodyn, tek shkroi: “Dhe vjen një ditë që Zoti të dhuron gjithë Botën dhe e vendos atë në duart e tua! Melodia e jetës e sime! MELODY IKONOMI GREÇO!”, ndërsa nuk dihet se kur ka ardhur në jetë foshnja.

Natyrisht që pas këtij lajmi, e gjithë vëmendja shkoi për partnerin e këngëtares, që prej vitesh e kishte mbajtur sekret.

Blendi Greço është bashkëshorti i Marizës dhe babai i vajzës së saj. Këngëtarja dhe partneri i saj jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndryshe nga Mariza, Blendi nuk është një fytyrë publike, por në profilin e tij në rrjetet sociale shihet pasioni për sportin dhe aventurën.

Lidhja e tyre vazhdon prej disa vitesh, duke preferuar që ta mbajnë këtë histori sa më larg vëmendjes mediatike.

Për ata që i njohin, Blendi dhe Mariza janë padyshim një çift shumë simpatik, që e reflektojnë dashurinë që kanë mes njëri-tjetrit.

Në daljet e saj publike Mariza muajt e fundit ka qenë më e hapur, duke zbuluar detaje nga kjo histori dashurie.

“Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjëherë gabim. Mua nuk më frikson, por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka”, shprehej Mariza më herët, teksa tregonte planet për martesë.

Ajo zbuloi se këngën e saj të fundit ia ka dedikuar pikërisht partnerit të saj duke shtuar se ndihe vërtetë e dashuruar dhe e lumtur.

“Në fakt kjo ka qenë një nga këngët që ne ia kemi kushtuar njëri-tjetrit, ose unë ia kam kushtuar atij. Muzika edhe teksti është frymëzuar prej tij. E kemi kënduar shumë shpesh bashkë. Kishte një ‘vibe’ shumë të mirë. Kjo është kënga e parë që unë i kam kushtuar dhe shpresoj që të vazhdoj t’ia kushtoj sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të frymëzohesh nga dashuria. Unë vërtet ndihem e dashuruar dhe e lumtur.”

Sa është plotësuar gjysma e Marizës?

“Unë mund të them se jeta ka marrë një kuptim të bukur. Ndihem vërtet shumë mirë. Ditët janë edhe më motivuese dhe më të bukura. Është me të vërtetë një bekim që ta ndiesh veten mirë. Por kur gjen një person kupton që gjithçka ka nisur një kapitull të ri. Është një gjë sublime.”

Related Posts

Ndarja nga Gerd Vaso, rrëfehet Enada Hoxha: “E kam zemrën plot”

23 May, 2025

Pas sulmit të ndjekësve ndaj Sarës, reagon ashpër Bardhi: “Po m’çahet k*** edhe shkoj në burg!”

23 May, 2025

“Nuk ta fal…”/ Egli Tako ndan pak nga kënga e re! A është një dedikim?

23 May, 2025

Deklarata e ashpër e Bardhit për Vis Pupën, reagon edhe Sara Gjordeni: “Njerëzit vriten kur ju përmenden gratë…”

23 May, 2025
Related Posts

Ndarja nga Gerd Vaso, rrëfehet Enada Hoxha: “E kam zemrën plot”

23 May, 2025

Pas sulmit të ndjekësve ndaj Sarës, reagon ashpër Bardhi: “Po m’çahet k*** edhe shkoj në burg!”

23 May, 2025

“Nuk ta fal…”/ Egli Tako ndan pak nga kënga e re! A është një dedikim?

23 May, 2025

Deklarata e ashpër e Bardhit për Vis Pupën, reagon edhe Sara Gjordeni: “Njerëzit vriten kur ju përmenden gratë…”

23 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.