Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Nga mungesa e figurës së babait në fëmijëri tek vështirësitë ekonomike, Stresi bën rrëfimin e rrallë

LokimagazineLokimagazine17 November, 2023

Stresi ka ardhur me një rrëfim ndryshe në emisionin e Rozana Radit, “Një gotë rose”.

Si asnjëherë më parë, këngëtari ka hapur zemrën tek ka rrëfyer vështirësit e fëmijërisë.

Ai tregoi se familja nuk ka pasur mundësi të mira ekonomike në atë periudhë për të qenë i barabartë me shokët e tij të fëmijërisë.

Në një moment reperi rrëfeu vështirësitë e të ëmës për t’i shkolluar dhe rritur pasi i ati ishte në burg dhe madje ai nuk e mbante mend.

“Kur ka ardhur pas demokracisë që është kthyer nga burgjet e diktaturës ka qenë një njeri me mjekër. Kur a ardhur në shtëpinë 92 e shihja si i frikësuar dhe thoja kush është ky njeri.”

Madje ai u shpreh se në atë periudhë, ishte daja ai të cilit Stresi i thërriste ‘baba’.

“Po është e vërtetë, daja Guxim quhet. E thirrja dajën baba sepse nuk e kisha babain afër nga regjimet. Nuk e kam pas fiksuar dot. Kur erdhi babi e kisha pak problem, e shifja por nuk i shkoja. Pastaj erdhi 97-ta dhe iu desh te merrej me politikën. Isha në klasë të dytë sepse në klasë të parë zysha më ka rrahur shumë. Ka qenë një racizëm shumë i madh ndaj meje. Nuk e kam pas fajin as unë dhe as prindërit e mi, ky është një faj që… Unë jam rrahur shumë nga kjo zyshë në klasë të parë. Në klasë të dytë e mbaj mend babain që vinte dhe më merte tek shkolla pastaj i desh të shkëputej për arsye politike deri në vitin 1999.

Kam jetuar tek gjyshja sepse nuk kisha mundësi. E mbaj mend që u shitshin ato librat në atë kohë, unë i kam vjedhur ato sepse nuk kisha me çfarë ti bleja. Nuk ka pasur njeri kohë që të merrej me mua. Në të gjithë ata nxënësit unë isha më i vuajturi. Në mbledhje me prindërit unë si kam pasur kurrë prindërit, por ka ardhur shoku i babait.

Në raport me fëmijët tjerë unë kam qenë shumë problematik. Sado që më mbyllnin në shtëpi unë dilja. Mua të më mbyllësh në një dhomë unë bëhem shumë keq. Unë kam një lidhje speciale me mamin. Kur unë jam keq nënës time i ndodh një plagë në kokë, i çahet koka kur ndodh diçka me mua.”

Related Posts

“I thashë ik…”/ Andrea trazoi rrjetin me deklaratën se nuk e donte fëmijën e parë, reagon gruaja e tij (Foto)

17 May, 2025

Surprizë! Ky do të jetë personazhi i parë i ftuar në sezonin e ri të “Goca & Gra”

17 May, 2025

“Më ngrite nga vdekja”, Big Mama në lot nga surpriza e nënës së saj

17 May, 2025

Përsëritet skenari si me Arbenitën? Fero ndahet nga bashkëshortja e dytë modele mes konflikteve

17 May, 2025
Related Posts

“I thashë ik…”/ Andrea trazoi rrjetin me deklaratën se nuk e donte fëmijën e parë, reagon gruaja e tij (Foto)

17 May, 2025

Surprizë! Ky do të jetë personazhi i parë i ftuar në sezonin e ri të “Goca & Gra”

17 May, 2025

“Më ngrite nga vdekja”, Big Mama në lot nga surpriza e nënës së saj

17 May, 2025

Përsëritet skenari si me Arbenitën? Fero ndahet nga bashkëshortja e dytë modele mes konflikteve

17 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.