Nepali ka ndaluar përdorimin e aplikacionit Tik Tok duke thënë se refuzimi i platformës për të frenuar përmbajtjen e urrejtjes po ndikonte në “harmoninë sociale”.
TikTok ka më shumë se një miliard përdorues globalisht, dhe megjithëse kjo nuk e dëmton shumë kompaninë, është një tjetër shenjë e keqe për kompaninë kineze në përpjekjet nga qeveritë e ndryshme për të kufizuar përdorimin e tij.
TikTok ishte ndër dhjetëra aplikacionet kineze të ndaluara nga India në vitin 2020, pas një përplasjeje midis dy vendeve në Himalajet që mbetet e pazgjidhur.
Aplikacioni i është nënshtruar gjithashtu një kontrolli dhe kufizimesh të shtuara në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Kanada për shkak të shqetësimeve se të dhënat e përdoruesit po ndahen me qeverinë kineze.