Close Menu
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Privacy Policy
  • About Us
  • Contact Us
  • Disclaimer
  • Terms and Conditions
Loki MagazineLoki Magazine
  • Home
  • Aktualitet
  • Showbizz
  • Beauty
    • Lekura
    • Makeup
  • Horoskopi
    • Horoskopi Mujor
    • Horoskopi Vjetor
  • Lifestyle
    • Relationships
  • Teknologji
  • Tv Shows
  • Sport
Loki MagazineLoki Magazine

Tashmë ska më dyshime, Arbana fillon punimet për restorantin te Piramida që i dha Erion Veliaj (Foto)

LokimagazineLokimagazine5 November, 2023

“Kam një surprizë”-u shpreh pak ditë më parë Arbana Osmani dhe nuk vonoi shumë dhe doli në dritë “surpriza” e saj për ne të gjithë.

Moderatorja së shpejti do të hapë restorantin e saj në katin e parë të godinës së Pramidës.

Dy herë e transformuar, fillimisht në vitin 2015 dhe më pas në vitin 2023, projekti ‘Rijetëzimi i Piramidës’ që ka kushtuar plot 14 miliard lekë (mbi 12 mln euro), ka përfunduar në duart e privatit.

Në tetorin e vitit 1988, kjo godinë u hap nga një grup arkitektësh me në krye vajzën dhe dhëndrin e diktatorit Enver Hoxha, për të shërbyer si një muze i përhershëm që do të kujtonte jetën e diktatorit.

Por muzeu “ra” së bashku me regjimin komunist dhe ndërtesa vit pas viti mori funksione të ndryshme.

Kjo godinë ishte nën zotërimin e Ministrisë së Kulturës me funksionin si Qendër ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, por që në vitin prej vitit 2016 Piramida i kaloi në pronësi Bashkisë Tiranë.

Projekti “Rijetësimi i Piramidës” u prezantua në vitin 2018, ndërsa projekti final u prezantua në maj po të njëjtit vit ku u vendos që Piramida të kthehet në qendrën më të madhe për të rinjtë, kryesisht e fokusuar në arsimin digjital, në kulturën e energjisë së informacionit dhe në funksion të artit, kulturës e kurseve profesionale apo te hapësirave te tjera rinore.

E ndërsa sot, me të ardhurat nga Bashkia e Tiranës, fonde të vëna në dispozicion nga buxheti i Ministrisë së Kulturës si dhe të ardhurat e Fondit shqiptaro-amerikan për Zhvillim ka pësuar një tjetër transformim që sipas qeverisë do t’i shërbejë rinisë shqiptare.

Por, deri më tani, të vetmit sektor që po i shërben është sektori privat.

“Bana-s” do të quhet restoranti i Arbanës që pritet të hapet aty, ndërsa vetëm pak më parë, moderatorja ka bërë me dije se punimet kanë filluar.

Mjaft e qeshur dhe aspak e shqetësuar për lajmet që qarkullojnë në rrjet, Arbana ka postuar një foto në InstaStory krah arkitektes që do meret me projektin e restorantit të saj.

Related Posts

Ndarja nga Gerd Vaso, rrëfehet Enada Hoxha: “E kam zemrën plot”

23 May, 2025

Pas sulmit të ndjekësve ndaj Sarës, reagon ashpër Bardhi: “Po m’çahet k*** edhe shkoj në burg!”

23 May, 2025

“Nuk ta fal…”/ Egli Tako ndan pak nga kënga e re! A është një dedikim?

23 May, 2025

Deklarata e ashpër e Bardhit për Vis Pupën, reagon edhe Sara Gjordeni: “Njerëzit vriten kur ju përmenden gratë…”

23 May, 2025
Related Posts

Ndarja nga Gerd Vaso, rrëfehet Enada Hoxha: “E kam zemrën plot”

23 May, 2025

Pas sulmit të ndjekësve ndaj Sarës, reagon ashpër Bardhi: “Po m’çahet k*** edhe shkoj në burg!”

23 May, 2025

“Nuk ta fal…”/ Egli Tako ndan pak nga kënga e re! A është një dedikim?

23 May, 2025

Deklarata e ashpër e Bardhit për Vis Pupën, reagon edhe Sara Gjordeni: “Njerëzit vriten kur ju përmenden gratë…”

23 May, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
  • About Us
  • Privacy Policy
  • Contact Us
  • Terms and Conditions
  • Disclaimer
Loki Magazine is your ultimate source of celebrity and lifestyle news. Whether you want to know the latest gossip, the hottest trends, or the best tips, we have it all covered.

© 2025 Loki Magazine

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.