Mbrëmjen e djeshme, shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” iu bashkua edhe këngëtari i njohur, Blero Muharremi.
Ai ishte ndër të parët që iu bashkua shtëpisë, teksa pas tij pjesë e reality show-t u bë edhe transgjinorja Edona James.
E duket se për hyrjen e kësaj të fundit, reperi Getinjo e ka bërë një koment tallës për Bleron.
“Blero kësaj here mos dështo”, shkruan reperi në InstaStory, ndërsa në sfond shihet Edona James.
Ky reagim duket si një thumb për Bleron pasi vitin e kaluar u nda nga gruaja e tij, Afrona Dika, e më pas bëri bujë për një tjetër romancë të re, e cila po ashtu mori fund.