Heroi i kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, mban në shpinë një tatuazh mjaft të veçantë.
Fotot e këtij tatuazhi u bënë virale pas ndeshjes me Poloninë dhe u komentuan ditën e djeshme edhe nga kryetari i opozitës, Sali Berisha.
“Mirlind Daku, autori i super golit të dytë në fitoren me Poloninë mban në shpatull tatuazhin “Katana 138,” pseudonimi i heroit të kombit, Agim Ramadani, komandanti i Brigadës 138 i betejës në Koshare.
Edhe njëherë një përshëndetje të përzemërt Mirlind Dakut dhe Jasin Asanit, për golat e tyre fantastik, të gjithë ekipit të Kombëtares, kapitenit Berat Gjimshiti, dhe udhëheqësit brilant të ekipit Sylvihno, që me super fitoren e djeshme po ecin drejt Zenitit!”, shkruan Berisha.
Daku shënoi golin e dytë në fitoren 2-0 ndaj Polonisë, duke siguruar kështu një tre pikësh mjaft të vlefshëm për kombëtaren tonë.