Së fundmi, videot dhe fotot e ditëlindjes së Xhensila Myrtezaj, të shpërndara në rrjet – janë shoqëruar me “dyshime” se këngëtarja është shtatzënë.
Ndërsa më pas burime për “Kryefjala”, konfirmuan lajmin e ëmbël për Xhensilën.
Lidhur me këtë lajm, ka reaguar pak më parë vetë këngëtarja.
Në një postim në Instagram, Xhensila nuk dha shumë shpejgime, duke thënë shkurt: “Pupupu filluan prapë”, referuar aludimeve për shtatzëni.
Xhensila dhe partneri i saj, janë ndoshta një prej çifteve më të përfolur në media kur bëhet fjalë për thashetheme.
Edhe më herët është përfolur se këngëtarja ishte shtatzënë.
Kohë më parë thuhej se mes tyre kishte një krizë dhe se dyshja po ndaheshin. Aludime që çifti i ka mohuar vazhdimisht.