Vëllezërit Veshaj ditën e sotme festojnë 27 vjetorin e lindjes së tyre.
Ata kanë marrë urime nga miqtë e tyre, ku mes të tjerash dallohet edhe urimi special i këngëtarit Elgit Doda.
Elgit Doda ka publikuar një fotografi me vëllezërit Veshaj shkëputur nga emisioni i këtyre të fundit duke i bashkëngjitur urimin e veçantë.
“Kështu do të qeshim dhe kur të jemi 80 vjeç. Gëzuar ditëlindjen djemtë e mi”, shkruan këngëtari në foton ku ata shihet të buzëqeshur.