Loja siameze ishte ajo që bëri bashkë dyshen Luiz Olta, duke i parë më të afërt se asnjëherë më parë.
Mirëpo, gjatë përzgjedhjes së çifteve Luizi e shprehu pakënaqësinë e tij qysh në fillim kur u vu në dijeni se do të ishte me Oltën, madje u shpreh se do t’a prishte lojën direkt pas përfundimit të spektaklit.
Por çfarë e bëri Luizin të ndryshonte mendje e të vazhdonte lojën?
Gjatë një debati me Oltën në oborr, në revoltim e sipër Luizi tregoi se ishte produksioni që u kishte vendosur ultimatum për të mos e prishur lojën me qëllim.
“Si unë si ti, nuk kishim b*thë ta hiqnim bluzën se na erdhi kush na erdhi dhe na dha urdhër të prerë që nuk hiqet bluza“- iu drejtua Luizi Oltës, ndërsa kjo e fundit u përpoq ta ndalojë duke i thënë nën zë “mos i thuaj këto gjëra”.
Gjithashtu Luizi po ia shpjegonte të njëjtën situatë Kiarës, mirëpo e la diskutimin përgjysmë pas disa zhurmash që u bënë në shtëpi, për të treguar se nuk duhet të vazhdonte të fliste më tej.