Tentoi lidhjen me Dea Mishel, Amos tregon paktin që vendosi me të dashurën e tij jashtë BBV

Përvec Dea Mishel, Amos Muji Zaharia ka folur këto ditë edhe për vajzën me të cilën kishte një “lidhje të hapur” jashtë shtëpisë.

Ai tha se i kishte bërë me dije partneres së tij se brenda në Big Brother mund të ndodhte ndonjë romancë me ndonjë vajzë simpatike, prandaj ajo ishte e përgatitur.

“Unë di vetëm të them këtë gjë që brenda asaj shtëpie unë nuk është se e pata të lehtë që të gjeja komunikimin me shumë nga banorët. Ishin të pakët ata njerëz me të cilët mund të bëja edhe këto humoret që mbase nuk janë kuptuar dhe mbase kjo nuk ka shërbyer për mirë. Por me Dean u krijua ndjesia që marrëdhënia mund të ishte multi dimensionale.”, ka thënë aktori.“Përpara se unë të futesha aty brenda i thashë vajzës që edhe nëse fillon dhe ndodh një romancë ti përgatitu. Ajo ishte e përgatitur kur unë u futa brenda. Tani nuk dua të flas dhe nuk dua të shprehem”, është shprehur Amos.