Sot eshte nata finale e festivalit madheshtor te Kenges Magjike per kete vit. Finalistet kane dhene intervistat e tyre pak para daljes ne skene dhe te gjithe duken tejet te emocionuar.
Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Urban Band dhe Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki ishin artistët e rinj që arritën të merrnin votën e jurisë së përbërë nga Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapidani, Arben Skënderi dhe Kozeta Kurti.
Në finalen e sotme do të konkurrojnë jo vetëm artistë të njohur shqiptarë, si Soni Malaj, Eneda Tarifa, Fifi, Flor Mumajesi Klajdi Haruni, por edhe artistë të huaj dhe këngëtarë të rinj dhe ne jemi gjithë sy e veshë se kush do të triumfojë në këtë kompeticion muzikor.
Secili prej nesh e ka krijuar nje pelqim per njerin nga artistet, keshtu edhe Bora Zemani. Nepermjet nje videoje te gjate ajo tregon se eshte fanse e zjarrte e artistes Semi Jaupaj dhe se sipas saj Semi eshte fituesja. Ne video Bora shfaqet duke kenduar kengen e Semit teksa i dedikon asaj disa fjale.