Tea rrëfen për herë të parë sekretet për marrëdhënien e saj me Andin. Ajo shprehet se arsyeja pse vendosi të fliste pikërisht tani është se kjo ngjarje e ka lënduar shumë dhe se e ndjen një detyrim moral për t’ia treguar të vërtetën publikut. Pas skandalit të fotots, ku Tea shfaqet në një lidhje më Beartin ndërkohë që nga programi kishte dal çift me Andin, Tea e pranon që kjo ka qenë një “lojë” dhe kërkon falje për këtë. Por ndërkohë ajo thekson se në këtë “lojë” nuk ishte e vetme por ishte bashkë me Andin.
Për këtë arsye ajo thotë se ndihet e zhgënyer nga Andi për mënyrën se si ai reagoi pas gjithë skandalit, duke u tërhequr dhe duke ia lënë të gjithë peshën e fajit asaj.
Tea ka rrëfyer edhe një tjetër të vërtetë të fortë, ku thotë se Andi ka qenë në një lidhje me një vajzë tjetër gjatë kohës që po mashtronte publiku dhe produksionin njëkohësisht duke u deklaruar për Tean.
Ajo shprehet se kjo sjellje e Andit u interpretua në sytë e publikut sikur fajtorja e vetme e kësaj situate ishte ajo dhe jo Andi, duke theksuar faktin se opinioni shqiptar është maskilist duke bërë që faji të anojë më shumë nga Tea dhe jo nga Andi edhe pse ky I fundit kishte të njëjtën peshë në këtë “Lojë” të instrumentuar.