Reperja e popullarizuar nga Prizreni, Tayna, vazhdon të jetë shumë aktive në rrjete sociale.
Ajo së fundmi ka realizuar një set të ri fotografik, në të cilin vjen me një paraqitje të mrekullueshme.
Artistja, e cila numëron 1.6 milion ndjekës, ka bërë një transformim në dukje teksa është kthyer me flokë ngjyrë vjollcë.
Siç eksperimenton gjithnjë, Doruntina Shala (emri i vërtetë) edhe këtë herë ka marrë komplimente të shumta.